Lajme

Krasniqi i reagon Stanos: Kur Serbia shkel marrëveshjet BE preferon të mos hyjë në detaje, për Kosovën flasin edhe rreth shpronësimeve

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 05 April 2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian deklaroi se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Krasniqi reagoi duke thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje.

Duke shtuar se BE-ja e bën të kundërtën kur bëhet fjalë për Kosovën.

-Advertisement-

“Kur Serbia shkel marrëveshjet në mënyrë të përsëritur, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga çdo koment i mëtejshëm. Por, kur bëhet fjalë për Kosovën, hyjnë në detaje aq specifike sa komentohet edhe vendimi i qeverisë për shpronësimin e tokës, duke na drejtuar gishtin. Pse?”

Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera