Krasniqi: Ftoj Qeverinë të jetë aktive dhe të shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e saj, ti ndihmojë qytetarët e Pejës
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 25 June 2023
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, i pikëlluar për ngjarjen tragjike në Pejë, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave Mirsada dhe Dion Ademaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje që i gjithë vendi, pa përjashtim, në këto momente të solidarizohet me qytetin e Pejës, për mbështetje të parezervë.
Krasniqi ka ftuar dhe Qeverinë që t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët e Pejës.
Postimi i tij i plotë:
Thellësisht i pikëlluar me ngjarjen tragjike në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve kanë humbur jetën Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir, 30 respektivisht 5 vjeç. Në momente të rënda si ky, me zemër dhe mendje jam pranë familjes Ademaj për të ndarë dhembjen e madhe nga humbja e më të dashurve të tyre. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë qytetit të Pejës, të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore.
Vërshimet e mëdha kanë lënduar edhe shumë persona të tjerë, për të cilët uroj shërim të shpejtë. Ashtu siç kanë shkaktuar edhe shumë dëme të mëdha materiale, për të cilat, pas komunikimit me zyrtarët në qytetin e Pejës, mësova se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për sanimin dhe rikuperimin e tyre. E rëndësishme është që i gjithë vendi, pa përjashtim, në këtë moment sfidues, të solidarizohet me qytetin e Pejës dhe të ofrojë mbështetjen e parezervë për tejkalimin e kësaj situate.
Ftoj edhe Qeverinë e Kosovës që të jetë aktive dhe të shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e saj logjistike e materiale, në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të Pejës në përballimin e kësaj fatkeqësie!
Të tjera
-
“Thaçi, Thaçi – Albin Kurti nuk pritet mirë në tubimin në Skenderaj
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nga ora 17:0...
-
Hamza viziton ICK-në, bizneseve digjitale iu premton mbështetje konkrete
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot ICK-në në P...
-
Paralajmërohen “temperatura të larta” këtë javë, por mund të ketë rënie në …
Meteorologu Mendim Rugova parashikoi mot “kryesisht me diell dhe vranësira” p...
-
354 rekrutë fillojnë trajnimin për t’u bërë ushtarë të FSK-së
354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në K...
-
KEK i jep kompanisë së lidhur me Vetëvendosjen tenderin 6.3 milionë euro për mazut, mes shkeljeve dhe vonesave njëvjeçare
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka prolonguar procesin e tenderit për f...
-
Studentët bllokojnë Beogradin
Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe t...
-
“Nuk po mundem”, me zë të dridhur flet babai i Naim Murselit
Në një lidhje telefonike në Klan Kosova, babai i Naim Murselit refuzoi të fli...
-
Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kẻrcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur ...
-
OVL e UÇK-së reagon ndaj Gërvallës: E zeza Donikë ndaloni me fyerjet ndaj Ushtrisë Çlirimtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Memli Krasniqi: Në Bairin e Kadri Veselit, entuziazëm i papërshkrueshëm për fitoren e PDK-së
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen ...
-
PZAP gjobitë Vetëvendosjen me 11 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëve...
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...