Lajme

Krasniqi: Edhe sot po vazhdon çmontimi i rastit politik

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 25 August 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, pak para se të fillojë seanca gjyqësore ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë të VV’së, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të akuzuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës, ka shkruar se çmontimi i rastit politik kundër tyre vazhdon edhe sot.

Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera