Lajme

Krasniqi: E papranueshme që në Bruksel të diskutohet për barrikadat në veri

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 21 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka folur rreth situatës së sigurisë në veriun e Kosovës.

Krasniqi tha në Rubikon në Klan Kosova se është e papranueshme që barrikadat të bëhen pjesë e dialogut në Bruksel.

Ai theksoi se kjo do të ishte humbje e madhe për Kosovën dhe qeverinë.

-Advertisement-

“Une e shoh si komplet të papranueshme që të diskutohet në Bruksel për barrikada. Do të ishte humbje e madhe për qeverinë dhe Kosovën nëse barrikadat bëhen temë e radhës i diskutimeve. Jo si dialog në Bruksel dhe jo si pjesë e normalizimit”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së shtoi se ekzekutivi po dorëzohet përball bandave kriminale.

“Ky është dorëzim nëse vazhdojnë barrikadat me qenë përditshmëri”, tha numri një i PDK-së në Rubikon në Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera