Lajme

Krasniqi e Haradinaj kujtojnë policin Enver Zymberi: Shembull i atdhedashurisë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 26 July 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë përkujtuar heroin Enver Zymberi në 12 vjetorin e vrasjes së tij.

Kreu i PDK-së përmes një postimi në Facebook, u shpreh se me të drejtë, Zymberi është hero i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza, si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit.

“Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic. Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari – gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit. Andaj, sot, në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Heroit tonë Enver Zymberi dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ndërkaq Hardinaj ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij.

“12 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera