Krasniqi: Dy persona janë në gjendje të rënduar me koronavirus në Klinikën Infektive
Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 06 April 2020
Infektologu, Valbon Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se dy persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive në gjednje të rëndë. Pesë janë me oksigjeno-terapi ndërsa në total numri i personave të shtrirë në klinikë është 45. Ai po ashtu ka thënë se rastet e fundit janë kontakte të ngushta familjare të personave.
‘’Tingëllon si numër i madh, por 17 nga këta janë kontakte të ngushta të familëjare. Kur bëni testime me familjarë të ngushtë që kanë pasur kontakte me persona që janë të konfirmuar me virus pritet që të jenë të infektuar’’, tha ai.
‘’Sot kemi edhe dy të shëruar. Deri në momentin kur e morrëm lajmin kemi 45 persona të shtrirë në klinikë, pesë me oksigjeno-terapi ndërkohë që dy janë në gjendje shumë më të rëndë dhe janë në kujdes intensiv’’, tregon Krasniqi.
Ai ka komentuar edhe rastin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është shtrirë në kujdes intensiv njëmbëdhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me virus.
’Rasti i Johnsonit është ajo që po themi se pas javës së parë diku ka dita e dhjetë duhet kujdes më i madh. Komplikimet fillojnë në javën e dytë të sëmundjes. Ne mundohemi maksimalisht që personat ti mbajmë në terapi dhe të mos i vije puna deri aty që të i fusim në respiratorë. Kjo është lufta jonë. Parandalimi i hershëm. Numri i atyre që shërohen plotësisht pas respiratorit është i vogël’’, tregon Krasniqi.
Tutje ai tregon edhe se kur pritet të përfundojë situata me pandemi, duke dhënë një aprashikim dhe se a mund të kthehet në nëntor.
‘’E kam thënë që gjysma e muajit prill do të mund të arrihet kulminacioni. Kemi analizuar shtetet tjera dhe edhe atje diku pas javës së gjashtë apo tetë që të arrihen kulminacionet. Nuk jemi të sigurt, por infeksionet respiratore fillojnë ciklin e tyre në vjeshtë apo dimër dhe pastaj e përfundojnë ciklin në verë. Por nuk ka asgjë të sigurtë’’, shtoi Krasniqi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...