Lajme

Krasniqi demanton AKR-në për sloganin zgjedhor (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 22 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sloganin “Fillimi i ri” për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Por këtë slogan, dikur pikërisht për zgjedhje e kishte përdorur Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit, madje kur për herë të parë po i hynte garës për zgjedhjet e përgjithshme, njofton Klan Kosova.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu.

“Sloganin ‘Një fillim të ri’ e kemi pasur ne në zgjedhjet e vitit 2007”, ka thënë Sejdiu.

-Advertisement-

Më tej ai konsideron se nuk bëhet fjalë veç për kopjim të sloganit, që sivjet po e përdor PDK-ja e Kadri Veselit.

“AKR është vazhdimisht viktimë e kopjimeve edhe programore, në veçanti në sektorin ekonomik”, ka shtuar ai.

“Pjesa dërrmuese e programeve ekonomike që janë munduar t’i zbatojnë konkurrentët politikë të AKR-së, kanë burimin në programin tonë ekonomik”, ka shtuar Sejdiu.

“Fatkeqësisht edhe pse janë munduar të kopjojnë, konkurrentët politikë nuk kanë pasur kapacitete intelektuale për t’i zbatuar ato”, ka pohuar më tej ai.

Por në PDK e thonë se slogani i tyre i sivjetmë “Fillimi ri” nuk është i bazuar askund për që ai buron në kërkesat e qytetarëve të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë janë qytetarët e Kosovës në kërkim të një fillimi të ri.

“Rrjedhimisht, ky slogan, i qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm i PDK-së”, ka thënë Krasniqi për Klankosova.tv.

“Si ‘Fillim i ri’ mund të jetë përdorur në kontekste të ndryshme, nga njerëz dhe organizata të ndryshme në kohë të ndryshme”, ka shtuar ai.

Por “Fillimin e ri” Krasniqi e lidh edhe me të kaluarën e tij në muzikë.

“Kur jam marrë me muzikë, në vitin 2002, këngën e parë në album e kam quajtur ‘Fillimi i ri”, ka pohuar Krasniqi.

Kjo nuk do të thotë që as unë as kush tjetër e ka të drejtën ekskluzive për ta përdorur këtë slogan”, ka shtuar ai.

Në fund Krasniqi ka thënë se as që i kujtohet që AKR e Pacollit të ketë pasur slogan me “Fillimin e ri”.

Fotografi nga fushata e AKR-së në zgjedhjet e vitit 2007 me sloganin “Një fillim i ri”.

Fotografi e sloganit të PDK-së “Fillimi i ri” për fushatën e zgjedhjeve të 11 qershorit të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera