Lajme

Krasniqi: Çfarë turpi, deputetët e pushtetit me paga 2,000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 02 November 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.

Kreu i PDK-së përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

“A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera