Lajme

Krasniqi: Bandat kriminale nuk e lejuan kryetarin e Leposaviqit t’i takojë drejtorët e sapoemëruar

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 16 June 2023

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka njoftuar të premten se bandat kriminale ia kanë pamundësuar kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që t’i takojë drejtorët e sapoemëruar.

Në anën tjetër sipas tij, menaxhimi i këtyre bandave ishte me shumë lëshime dhe aspak profesional nga ana e KFOR-it.

“Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e lega me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Ai tutje ka bërë të ditur se personat që në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë: Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq  ish-polici Filipoviq.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të merret me urgjencë me “këta përgjegjës dhe banda kriminale prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera