Lajme

Krasniqi: Arrestimi i Gjuriqit u bë në mënyrë të ligjshme, shpresoj që kjo nuk ka prapavijë politike

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 27 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth arrestimit të Marko Gjuriqit dje në veri të Mitrovicës dhe intervenimit të Policisë së Kosovës.

Krasniqi intervenimin e policisë e ka quajtur intervenim ligjor.

“Ne e konsiderojmë që situata e djeshme e ka aspektin e saj pozitiv, që është një intervenim legjitim pasi që ka të bëjë me shkelje të ligjit në Kosovë nga dikush që e sfidon ligjin dhe shtetin e Kosovës për arsye politike dhe spektakulare. Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë një veprim i cili duhej të ndodhte në një shtet që synon të funksionalizojë ligjin dhe shtetësinë e saj”, u shpreh Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi u shpreh se beson që kjo gjë të mos ketë ndonjë prapavijë politike e cila do ti paraprij një procesi tjetër të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Ka shkelje të ligjit që kanë ndodh edhe më herët në veri të Mitrovicës, dhe vetë fakti që shteti vendos të intervenojë në një moment specifik lë hapësirë me dyshua se mos ka lojë që po luhet për ti parapri një procesi tjetër negociatorë”, tha Krasniqi.

Në këtë intervistë mes tjerash Frashër Krasniqi flet edhe për largimin e tij nga Vetëvendosje dhe krijimin e Grupit të Deputetëve të Pavarur dhe të ardhmen politike të këtij grupi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera