“Krahu i luftës” nuk gjenë paçe as në liri!
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 27 October 2017
“Krahu i luftës” u bashkua për t’i udhëhequr institucionet e vendit, por çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi i ka ndarë ata.
Mospajtimet e para të ish-udhëheqëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tani drejtues të institucioneve kanë ardhur pas formimit të Komisionit të ri Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.
Është Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ai i cili nuk pret asnjë risi nga ky komision sa i takon çështjes së Demarkacionit. Në anën tjetër Kryeministri Ramush Haradinaj, insiston në zbardhjen e të vërtetës rreth marrëveshjes për vijën e kufirit, ndonëse e vëren se vendi ndodhet në një situatë të papërshtatshme me këtë çështje.
“Për çështjen e kufirit fatkeqësisht është situatë shumë e papërshtatshme. Nuk na pëlqen që jemi në këtë realitet, sepse është një marrëveshje që duhet arritur nga dy qeveritë.E ndërmora, një qasje jo shumë të përkrahur nga partnerët ndërkombëtarë, andaj e lirova Komisionin e kaluar dhe e krijuam një të ri, dhe u dhamë mundësinë ta zbulojnë të vërtetën për marrëveshjen për vijën e kufirit”, ka thënë Haradinaj mbrëmë për RTK.
Kurse Presidenti Thaçi, ka deklaruar se mund të bëhen edhe shumë komisione shtetërore për të rishikuar çështjen e Demarkacionit, por asnjë prej tyre nuk do të mund ta kontestojë rezultatin e komisionit të parë, pasi, sipas presidentit, vija kufitare është e saktë.
“Vlerësoj përkushtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për të gjetur një zgjidhje dhe dalje nga kjo situatë e Demarkacionit në të cilën jemi tani. Megjithatë, mund të ketë komisione të ndryshme, por saktësinë e Demarkacionit s’mund ta kontestojë askush. Unë jam nënshkrues i marrëveshjes së Demarkacionit, i kam besuar komisionit shtetëror për Demarkacionin dhe edhe sot i besoj”, ka deklaruar Thaçi për Klan Kosova.
Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi, mospajtimet ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, i sheh si rezultat i qëndrimeve të tyre në të kaluaren.
“Mospajtimet e tyre që shihen edhe tani vinë nga koha kur z. Haradinaj ishte në opozitë dhe pohonte se marrëveshja nuk është e mirë dhe Kosova po humbte 8 mijë hektarë, ndërsa Presidenti Thaçi, atëbotë i autorizuar nga Qeveria si Ministër i Punëve të Jashtme është nënshkrues i asaj marrëveshje.
Tani në mes të tyre ekzistojnë ato pozicione të ndryshme dhe diferenca që i kanë pasur në atë kohë kur z. Thaçi ishte pjesë e Qeverisë, pasi që asnjëri nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tyre që i kishin në atë kohë”, ka deklaruar Vllasi për “Gazeta Blic
”Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa atë e ka kundërshtuar opozita e mëparshme në Kosovë, përfshirë edhe Ramush Haradinajn, i cili tash është kryeministër i Kosovës.Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave, pikërisht ratifikimin Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi
Të tjera
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...