Krahasimi nga… pika e bardhë; Ronaldo më i mirë se Messi (statistikat)

Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 27 February 2019
Lionel Messi humbi një penallti kundër Real Valladoid, në La Liga, në mes të shkurtit. Një “defekt” i radhës në rekordin e argjentinasit për konvertimin e 11-metërshave në gola.
Sidoqoftë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbetet lojtari më i rëndësishëm për Barcelonën, në çdo aspekt që ta shikosh. “Goal.com” ka bërë një krahasim mes dy yjeve, që kanë dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit, Messi dhe Ronaldo, sa i takon efikasitetit të tyre nga pika e bardhë.
Cili është rekordi i Messit?
Argjentinasi është sulmuesi i Barcelonës, që ka ekzekutuar 90 penallti në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Ai ka realizuar me efikasitet 68 prej tyre, me një normë suksesi 75.56%.
Humbja e penalltisë ndaj Real Valladolidit, në shkurt, nuk pati shumë pasoja, pasi kishte realizuar një penallti tjetër në pjesën e parë, me ndeshjen që përfundoi 1-0.
Pavarësisht nga ky rast, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e hodhi poshtë mundësinë që të jetë i shqetësuar për ngërçin e Messit në goditjen e penalltive.
“Jo, jo, nuk jam aspak nervoz. Jam i bindur se ai do të shënojë në penalltitë e ardhshme, – u përgjigj Valverde, kur u pyet për humbjen e 11-metërshit të dytë të kapitenit ndaj Real Valladolidit. – Leo është një bast i sigurt”.
Rekordi i tij i penalltive me Argjentinën është pak më problematik. Më evident u bë ky fakt gjatë ekzekutimit të penalltive në finalen e “Copa America”, në vitin 2016, kundër Kilit. Messi dështoi në 11-metërshin e vet, pas barazimit 0-0, ndërsa pësoi humbjen e tij të tretë radhazi në finale e një turneu të madh ndërkombëtar.
Sulmuesi u trazua aq shumë nga dështimi në gjuajtjen e penalltisë dhe pamundësia për t’i dhënë trofeun ekipit të tij kombëtar, sa vendosi të tërhiqej nga Argjentina, edhe pse e ndryshoi vendimin e tij disa javë më vonë, pasi tifozët dolën në mbështetje të tij.
Penallti
Numri
Penallti të suksesshme *
68
Shtyllë
2
Pritur nga portieri
16
Të humbura
4
TOTALI
90
% e shënimit
75.56%
* Vetëm në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, deri më 18 shkurt 2019.
Cili është rekordi i Ronaldos?
Messi është një “vrasës”, por jo aq i besueshëm sa rivali i tij i madh, Cristiano Ronaldo, në goditjen e penalltive. Gjatë kohës së sulmuesit portugez te Real Madridi, ai ekzekutoi 92 penallti, duke shënuar 79 prej tyre dhe humbi vetëm dy, me një normë finalizimi të suksesshëm prej 85.87%. Shifra dukshëm më të mira se argjentinasi i Barcelonës.
Ronaldo ka marrë më shumë penallti se Messi dhe ka humbur më pak se ai, 10 prej të cilave janë pritur nga portieri kundërshtar. Ai quhet “Penaldo”, për faktin se shumica e 11-metërshave të goditur prej tij kthehen në gola. Ashtu si Messi, edhe CR7 i gjuan penalltitë në kombëtaren e vet, duke shënuar një të tillë të paharrueshme ndaj Spanjës, në Kupën e Botës 2018.
Penallti
Numër
Penallti të suksesshme *
79
Shtyllë
1
Pritur nga portieri
10
Të humbura
2
TOTALI
92
% e shënimit
85.87%
* Vetëm në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Të tjera
-
Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 13%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e...
-
Gjenerali amerikan Timothy Orr që e do shumë FSK-në, merr medalje nga Haradinaj
“Me FSK-në do të zbarkoja kudo në botë” – tha në nëntorin e vitit 2021, ish g...
-
Kurti shkruan për darkën me Kallas: Masat duhet të largohen tërësisht, janë vendosur padrejtësisht
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me darkën që pati mbrë...
-
Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika
Gazeta Insajderi, ka mësuar detaje nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet ...
-
Autopsia e trupit të dizejnatorit i dorëzohet Prokurorisë: Festim Isufi pati shtatë plagë në trup
Ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili humbi jetën në bane...
-
“Vëllezërit e mi”: Letër emocionuese e ish-kongresmenit amerikan që ishte në Hagë, por s’i pa krerët e UÇK-së
Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall, ka qëndruar në Hagë, por në pamundësi të ...
-
Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se për t`u formuar instituci...
-
Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se ka versione të ndryshme të...
-
Kina shpërthen ndaj Trump për çështjen e Harvardit: Po njollosni imazhin e SHBA-së, vendim i motivuar politikisht
Kina e ka kritikuar ashpër vendimin e administratës Trump për të ndaluar Univ...
-
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo
Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, ka njoftuar për darkën e m...
-
Dështon seanca ndaj Sladan Trajkoviq që akuzohet për kri*me luf*te
Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Sladan Trajkov...
-
GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së masave ndaj BE-së
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Ev...