Lajme

KQZ’së i mungojnë 914 fletëvotime

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 12 June 2017

Të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rezultatin e votimeve të ditës së djeshme tregojnë se 914 fletëvotime janë më pak në kuti, se sa numri i nënshkrimeve në listat e votuesve.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, nga 99,08% e votave sa janë numëruar deri më tani në listat e votuesve janë nënshkruar 735639 qytetarë. Sipas kësaj, mungojnë 914 fletëvotime.

Tutje të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, tregojnë se 1.872.941 votues të regjistruar të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 760 mijë qytetarë. Po sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri më tani janë numëruar votat në 2436 vendvotime, nga 2490 sa janë gjithsej, apo 98,08/% të votave.

-Advertisement-

Po ashtu nga rezultate e deritanishme del se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 52.325.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera