Lajme

KQZ thirrje qytetarëve të komunave veriore, shpalos detaje se si mund ta gjejnë qendrën e tyre të votimit

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 22 April 2023

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar detaje të reja rreth organizimit të zgjedhjeve në katër komunat veriore, zgjedhje këto që do të mbahen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, KQZ ka treguar se si qytetarët e komunave respektive mund ta gjejnë qendrën e votimit.

“Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime”, thuhet ndër tjerash.

-Advertisement-

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit në zgjedhjet e 23 prillit.

Procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën Gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: www.eomp.kqz-ks.org

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera