Lajme

KQZ shpërndan broshura informuese për votimin jashtë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 16 August 2024

Komisioni Qendror Zgjedhor prej disa javësh ka filluar me kampanjë informuese për qytetarët e Kosovës, meqë shumë shpejtë do të bëhet e ditur edhe data e mbajtjes së procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për media ka deklaruar se po shpërndajnë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës.

“Pasi ditë më parë kemi filluar fushatën informuese për disa nga ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, sot kemi filluar kampanjën tjetër informuese. Së bashku me kolegët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po shpërndajmë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës”, ka theksuar Elezi.

-Advertisement-

Sipas tij, përmes shpërndarjes së këtyre broshurave për mërgimtarët, ata do të mund të informohen se si do të realizohet procesi i votimit jashtë Kosovës. Ai ka thënë se këto fletushka dhe broshura po shpërndahen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera