Lajme

KQZ shpenzon rreth 1 mijë euro për asgjësimin e materialit zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 06 March 2018

Materiali sensitiv që u përdor në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Kosovë shumë shpejtë do të asgjësohet, kjo pasi Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë publike njoftimin për nënshkrimin e kontratës ‘Asgjësimi i materialit senzitiv përzgjedhjet lokale 2017’

Për këtë tender KQZ ka planifikuar të shpenzojë rreth 1 mijë euro ose saktësisht 990€ nga buxheti i Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Sipas njoftimit të KRPP-së, në këtë tender kanë aplikuar tri kompani ndërsa kompania fituese është ‘MultipakEko Kosova’ nga Ferizaj. Ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës është 945 euro.

-Advertisement-

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 22 tetor 2017./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera