Lajme

KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 15 April 2023

Të dielën, më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veritu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë tashmë gati për këto zgjedhje.

KQZ-ja publikoi edhe fletëvotimet për këto zgjedhje dhe udhëzon votuesit se si duhet plotësuar.

-Advertisement-

“Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune? Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?”, shkruan KQZ së bashku me fletvotim.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, të premten KQZ-ja miratoi listen e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera