KQZ nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 04 April 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në këto zgjedhje do të vlejë renditja e subjekteve politike, e dalë nga tërheqja e shortit më 7 dhjetor të vitit 2022. Kjo pasi siç tha ai, nuk ka pasur aplikime të reja për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri të vendit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. Arsyeja qëndron në faktin se gjatë procesit të ri për aplikim të subjekteve politike dhe kandidatëve, nuk ka pasur ndonjë të tillë. Kjo do të thotë se në proces zgjedhor janë subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar vitin e kaluar dhe do të vlejë shorti i tërhequr më 7 dhjetor”, tha Elezi.
KQZ-ja është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore. E në kuadër të kësaj, Elezi tha se është edhe funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është edhe funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në secilën nga këto komuna dhe në këtë drejtim jemi në kontakt me institucionet relevante, të cilat kanë rolin e tyre në aspekte të ndryshme gjatë procesit zgjedhor. Funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të bëhet për të ofruar shërbimet për qytetarët dhe subjektet politike, ashtu siç kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Të gjitha informacionet e nevojshme do t’i bëjmë publike me kohë”, tha Elezi.
Ndryshe, sipas shortit të tërhequr më 7 dhjetor 2022, subjektet politike kanë këtë renditje: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovës 112, Partija Kosovskih Srbska 113, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) 114 dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 115.

Të tjera
-
Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë...
-
Katër persona arrestohen për “Lëndim të rëndë trupor” në Mitrovicën Veri
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lë...
-
Maliqi: Specialja s’është e Kosovës, le të shihet se kujt i jep përgjegjësi e të dihet adresa e rrenës për trafik organesh
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka ...
-
“Unë e lëshova një raport që e mundësoi ardhjen e Thaçit”, flet doktori i Haxhi Thaçit
Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Fron...
-
Edi Rama e bën për “pesë pare” një nxënës në Berat – kamerat regjistrojnë ligjëratën e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda ...
-
Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike
Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë pa...
-
Hisen Berisha: Gjykata Speciale po i mbivendoset Institucioneve të Kosovës
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatë...
-
Trumpi e Putini dakordohen për armëpushim në Ukrainë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se presidenti i S...
-
Vetura e FSK-së pëson vetaksident, ka të lënduar
Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar pasditen e ...
-
Krasniqi ngushëllon familjen Thaçi: Le të përpiqemi të mishërojmë vlerat për të cilat ai qëndroi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ng...
-
CNN: Telefonata Trump-Putin ka shkuar “shumë mirë”
Biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Do...
-
Në Shkup tubohen shumë qytetar për nderim të viktimave në Koçan
Në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit po mbahet një tubim qytetar në nder...