Lajme

KQZ njofton qytetarët për masat që duhet të zbatohen në ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 09 February 2021

KQZ njofton qytetarët për masat që duhet të zbatohen në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjeve, pra të dielën e 14 shkurtit në Kosovë.

KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Po ashtu, thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

-Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

-Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

-Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

-Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

-Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

-Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;

– Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555. /Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy