Lajme

KQZ ka pranuar 1.162 kërkesa për regjistrim, 940 janë aprovuar, refuzohen mbi 200 të tjera

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 02 September 2024

KQZ njofton se në mbledhjen e sotme është diskutuar lidhur me ecurinë e procesit të aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, i cili ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, u bë e ditur se është duke vazhduar edhe periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

-Advertisement-

Tutje, në njoftim thuhet se deri më 1 shtator, KQZ ka pranuar 85 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, prej të cilave 69 janë aprovuar dhe 14 kërkesa të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera