Lajme

KQZ jep shifrat e daljes së qytetarëve në votime dhe konfirmon së iniciativa për largimin e kryetarëve në Veri ka dështuar

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 21 April 2024

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së konfirmon se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptar në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

Në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.

“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:

-Advertisement-

Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar, pra nuk është arritur 50% plus 1 i domosdoshëm, prandaj konstatojmë se iniciativa e qytetare për largimin e kryetarëve ka dështuar”, konfirmoi ai.

“KQZ është angazhuar maksimalisht për të organizuar procesin e votimit në këto komuna”, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera