Lajme

KQZ-ja vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 14 May 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat po mbahen sot. Ata do të jenë prezent në disa Qendra të Votimit për të ndjekur nga afër organizimin e zgjedhjeve.

Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në 401 vendvotime të bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, si dhe numërimin e votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se ky vëzhgim është në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet zgjedhore në të dy vendet.

-Advertisement-

Para ditës së zgjedhjeve, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kreshnik Radoniqi dhe në përbërje të anëtarit, Sami Kurteshi dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, janë takuar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Kryetari Radoniqi, vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve dhe në emër të KQZ-së së Kosovës uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë e të përmbyllet me sukses.

Po ashtu, delegacioni i KQZ-së së bashku me anëtarë të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, morën pjesë në prezantimin e Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve për përgatitjet e procesit zgjedhor. Vëzhguesit e TMZ-ve u njoftuan edhe për specifikat e këtij procesi zgjedhor dhe për aplikimin e teknologjisë informative në votimin elektronik në tri bashki të ndryshme.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera