KQZ-ja sot përfundon rinumërimin e 115 kutive
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 19 June 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pret që sot të përfundojë rinumërimin e 115 kutive, të cilat u kthyen në rinumërim me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se gjatë javës do të numërohen edhe votat me kusht.
Në bazë të dinamikës, në të cilën ka punuar qendra e numërimit dhe rezultateve pritet që rinumërimi i 145 kutive të përmbyllet sot. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Ai tha se rinumërimi ka bërë që të kuptohet se në fletëvotimet e pavlefshme gabimet në votim kanë qenë të shumta.
“Në bazë të të gjeturave për 30 kutitë e rinumëruara gjatë ditës së premte, ka pasur gabime në votim. Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim në 62 raste”, tha Elezi.
Po ashtu, gjatë javës pritet që të përfundoj edhe procesi i numërimit të votave me kusht thotë Elezi.
“Aktualisht, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në finalizim të skanimit të listës së votuesve të rregullt dhe regjistrimin e votuesve me kusht. Ky skanim na ndihmon që të gjejmë rastet kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me kusht. Në bazë të punës dhe angazhimit në QNR, ne po shpresojmë që brenda pak ditësh do të fillojmë me numërimin e këtyre votave” , tha Elezi.
Nuk dihet nëse do të ketë sërish kuti të cilat do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. I mbetet Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që gjatë procedimit dhe në bazë të të gjeturave të bëjë rekomandimet përkatëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...