Lajme

KQZ-ja gjobit me 4 mijë euro tri subjekteve politike, tri të tjera bien në kundërshtim me ligjin

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 15 March 2024

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar për raportet financiare të partive politike për vitin 2023.

Në mbledhje u bë e ditur se tri parti janë gjobitur me nga katër mijë euro secila për arsye të mos dërgimit të raportit, që KQZ-ja i ka kërkuar.

“Ekolëvizja e gjelbër, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, zyra ka shqiptuar gjobë për secilën parti nga 4000 mijë euro për secilën”.

-Advertisement-

Po ashtu tri parti të tjera kishin pranuar kontribute në të holla, gjë që është në kundërshtim me ligjin për financime të subjekteve politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera