Lajme

KQZ-ja ende s’e di saktë kur bëhet numërimi i votave me kusht dhe i atyre me postë

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 21 November 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një datë të saktë se kur fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre përmes postës.

Valmir Elezi nga KQZ-ja thotë për Express se për ditën dhe kohën kur do të vendoset ky numërim do të bëhet e ditur.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediet dhe vëzhguesit për ditën dhe orën kur të fillojë numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Zgjedhjet e raundit të dytë u zhvilluan më 19 nëntor në 19 komuna, derisa në disa prej tyre janë shfaqur parregullsi në numërim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera