Lajme

KQZ: Fillon periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 01 September 2024

Duke filluar nga dita e sotme, 1 shtator 2024, të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur për RTKLive nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Duke filluar nga 1 shtatori fillon periudha për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka treguar se gjatë kësaj kohe subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë.

“Gjatë kësaj kohe, pra 1 shtator – 11 dhjetor 2024, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera