Lajme

KQZ e gatshme për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 11 April 2018

Ende pa kaluar gjashtë muaj nga zgjedhjet e fundit, vendi rrezikon të kaloj përsëri në të situatë të njëjtë.

Kjo pas partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje tashmë kanë bërë publike qëndrimet e tyre pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke konsideruar se kjo është rrugëdalja e vetme nga krizë të thellë në të cilën gjendet vendi.

E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë është i gatshëm kudo që mund të mbahet këto zgjedhje.

-Advertisement-

Kështu së paku ka thënë për Infokusin, zëdhënësi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka detyrim kushtetues organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, kurdo që një gjë e tillë kërkohet’, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 5 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosocvës.

‘Sipas raportit të shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor 2017, kostoja e përgjithshme për organizimin e atyre zgjedhjeve ka qenë në shumën: 4 milionë e 38 mijë e 768 euro’, ka thënë Elezi.

Ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar strukturat e vendit që të bëjë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje.

“LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme. Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.

Ndërsa edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar sa më parë duhet të formohet mocioni për rrëzimin e qeverisë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

‘LV është për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë dhe për mocion për rrëzimin e qeverisë. Shumica dërrmuese e popullit dhe shumica e deputetëve të Kuvendit janë në opozitë me këtë qeveri. Mbetja e kësaj qeverie në pushtet është dhunim i demokracisë qytetare e parlamentare, i vullnetit të popullit e i interesit të përgjithshëm. Nuk mund të mbetet shteti e populli peng as të qejfit të kryeministrit dhe as të frikës së presidentit.’, ka shkruar ndër të tjera Kurti në një postim në ‘facebook’./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera