Lajme

KQZ certifikon listën me rreth 2 milion votues

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 31 May 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve.

Sipas listës së certifikuar nga KQZ-ja në mbledhjen e të mërkurës, 1 milion e 872 mijë e 941 shtetas kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Ndryshe, po sot, në gjithë Kosovën, partitë politike dhe koalicionet garuese në zgjedhje kanë nisur fushatën elektorale.

-Advertisement-

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK ka bashkuar forcat me AAK-në dhe NISMA-n, duke nxjerrë Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. LDK ka arritur marrëveshje me AKR-në, duke mandatur Avdullah Hotin për shef të ekzekutivit. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidat i saj Albin Kurti kanë vendosur që kësaj gare t’i hynë të vetëm.

Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:

KQZ-ja certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve

1 milion e 872 mijë e 941 votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur (31 maj 2017) certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve. Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:

  • 118 mijë e 448votuestërinjqë pas Zgjedhjeve 2014 kanëarriturmoshën 18 vjeçdheqë do tëvotojnëpërherëtëparënëZgjedhjet e ParakohshmepërKuvendin e RepublikëssëKosovës, 11 qershor 2017.
  • 36 mijë e 754votuesqënukkanëqenënë LPV 2014, e qëmundtëkonsiderohensivotuestëregjistruarpërherëtëparënëRegjistrinQendror Civil midis dypalëzgjedhjesh, osevotuesqëjanëpajisur me dokumentetëRepublikëssëKosovës pas zgjedhjevetëvitit 2014.

Ndërsa, lidhur me përmirësimin e Listës së Votuesve u bën të njohura të dhënat si në vijim:

  • Numriipersonaveqëjanëlarguarsitëvdekur pas zgjedhjevetëvitit 2014 është: 33 mijë e 542.

Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është: 889 (91 QV më shumë se në vitin 2014) me gjithsejt: 2 mijë e 490 Vendvotime (116 Venvotime më shumë se në vitin 2014).

Në këtë mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së; fax-it; dhe email adresave, janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, si në vijim:

  • 15 mijë e 118 janëregjistruarsivotuestësuksesshëm;
  • 5 mijë e 236 aplikacionepërregjistrimjanërefuzuar, simëposhtë:
  • 14 aplikueskanëqenënënmoshën 18 vjeçaredheqënuk e arrijnëkëtëmoshë as nëDitën e Zgjedhjeve;
  • 118 aplikacionepërregjistrimnuk e kanënënshkruarformularin e aplikimit; dhe
  • 5 mijë e 104 aplikuesjanërefuzuarpasinukkanëplotësuarkriteretjuridikepërpërfshirjennëlistën e votuesvejashtëKosovës.

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e Dytë të Vëzhguesve, numri i të cilëve është: 350. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është: 373 vëzhgues.

Në fund të takimit, KQZ-ja emëroi edhe Këshillat e Vendvotimeve në 34 komuna, ndërsa anëtarët e KQZ-së u dakorduan që pjesa tjetër (4 komuna) të bëhet në një mbledhje tjetër, gjatë ditës së enjte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera