KPK dhe Prokurori i Shtetit i reagojnë Kurtit: Informacionet e deklaruara sot nga kryeministri Kurti janë të pasakta dhe tendencioze
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 04 September 2022
Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bëra sot (e diele) në një konferencë për media.
Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit përmes një reagimi për media kanë shprehur sërish shqetësimin e thellë lidhur me siç theksojnë ata, riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave të pamatura, të paverifikuara ndaj sistemit prokurorial, që po bëhen vetëm për konsum dhe agjendë politike nga ana e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Faktikisht, këto prononcime publike të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial. Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale nga viti 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar katër (4) raste, që ka pasur të bëjnë me dhunën seksuale”, thuhet në reagimin e tyre.
KPK dhe Prokurori i Shtetit kanë theksuar se informacionet e deklaruara sot nga kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze ndaj sistemit prokurorial.
“KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije Kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i Kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.
Ndryshe kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bazuar në disa të dhëna rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.
“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi
Të tjera
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...