Sport

Kovaçiç, objektivi i Romës

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 26 March 2018

Drejtori sportiv i Romës, Monchi po punon për të gjetur të rinj të talentuar që mund të përforcojnë mesfushën e Romës gjatë sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport përveç shumë objektivave, ëndrra e madhe e drejtorit sportiv të klubit verdhekuq është Mateo Kovacic.

Ish-mesfushori i Interit nuk po gjen shumë hapësira te Reali i Madridit dhe mundësitë më të mëdha janë që kroati të largohet në verë.

Nëse do t’i jepet shansi për ta transferuar Kovaçiç në Romë, Monchi do të bëjë gjithçka që ka në dorë pasi e pëlqen shumë lojtarin dhe ai do të ishte dhurata më e bukur e merkatos për tifozët verdhekuq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera