Kovaçevski nuk përjashton zgjerimin e Qeverisë maqedonase
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 16 October 2022
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.
Ai tha se nevoja për një Qeveri më stabile vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”
Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë – gjë që ka bërë që shumë ligje të mos mund të miratohen.
Nevoja për zgjerimin e Qeverisë vjen edhe për faktin se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen me Bullgarinë.
Kërkesa e Kovaçevskit i drejtohet fillimisht Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë dhe ka 8 deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se për momentin nuk planifikojnë të bëhen pjesë e Qeverisë, edhe pse thonë se kanë marrë sinjale për një gjë të tillë.
“Kemi disa vendime për të marrë dhe ato duhet të miratohen me konsensus të gjerë në shtet, siç janë marrë gjitha vendimet tjera më parë… Janë të mirëseardhur që të bëhen pjesë e Qeverisë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një shteti me prosperitet dhe me vizion, ku të rinjtë do ta dinë se për 10 vjet ose 8 vjet nga tani do jemi vend anëtarë i BE-së”, ka deklaruar Kovaçevski.
Ai tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka vlerësuar punën e ekzekutivit, por jo edhe të opozitës, e cila sipas tij si asnjëherë më parë është kritikuar për pengesat që po i bën vendit në procesin evropian.
“Ky raport, si asnjë më parë, dërgon mesazhe shumë të qarta. Mesazhi i parë është se në vendin tonë [Maqedoninë e Veriut] ka dy koncepte. Njëri koncept është ai në krye të cilit jam unë. Ky është koncepti që unë mbroj dhe u them që qytetarët maqedonas, se me kokën lart, me dinjitet, do të ecin drejt BE-së dhe të ulen në tryezën e madhe në Bruksel”, tha ai.
“Koncepti i dytë në këtë raport është koncepti i bllokadës i udhëhequr nga opozita, koncepti i izolimit. Ky është dallimi mes këtyre dy koncepteve”, tha Kovaçevski, i cili kritikoi partinë opozitare VMRO DPMNE.
Kjo parti hodhi poshtë kritikat dhe tha se “raporti i KE-së tregon se Qeveria me vetëdije të plotë nuk i zbaton reformat”.
“Raporti qartë flet se në vend nuk po zbatohen reforma në fushat kyçe të administratës publike, ndërtimit të konkurrencës në treg, lëvizjes së lirë të mallrave dhe punëtorëve, të drejtave të pronësisë intelektuale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së./rel
Të tjera
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...
-
Aksident i rëndë në Rozhajë, një i vdekur dhe një i lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rozhajë të Malit të Zi. ...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Për ish-këshilltarin për Siguri Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, rikth...
-
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Hall...
-
Besnik Tahiri: “Sondazhi i fundit, LVV është 16% më pak”
Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Lendita Bekteshi nga LDK-ja premton angazhim për ndryshimin e nevojshëm në Kosovë: Rruga e re fillon tani
Lendita Bekteshi, kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e Lidhjes D...
-
Bedri Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime
Bedri Hamza sot ka takuar mbi 500 biznese, të cilave u ka premtuar se do ta k...