Fun & Video

Kostumi i larjes me fytyrën e princit Harry, krijon një imazh mjaft eksplicit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 15 May 2018

Princi Herry dhe Meghan Markle martohen të shtunën, teksa kompani të shumta po mundohen të përfitojnë nga produktet e ndryshme, që për temë kanë të ashtuquajturën dasmën e vitit.

Gjatë një emisioni televiziv në Angli, janë përfolur pikërisht këto objekte, prej maskave e rrobave, deri te gotat, pjatat dhe gjërat e ngrënshme, transmeton Telegrafi.

Por, shikuesit mbetën të hutuar, kur në studio hynë dy modele të bukura që kishin veshur kostumet njëpjesëshe, ku njëra kishte fytyrën e nuses, teksa tjetra atë të dhëndrit. Por, vendosja e fytyrës së këtij të fundit, ishte bërë aq e çuditshme, sa që jepte një imazh eksplicit.

-Advertisement-

“Kanë mundur ta vendosin pak më lartë, është e turpshme”, ka thënë prezantuesja, duke mos mundur të fshihte të qeshurat.

Pamjet nga ky prezantim janë shpërndarë në internet, ndërsa shikuesit janë mahitur me faktin, se nëse do t’i vishte dikush në plazh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera