Lajme

Kostoja e ndërtimit në Kosovë regjistron ngritje për 2.2 për qind

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 09 September 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) 2022.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 2.2% në tremujorin e dytë (TM2) 2022, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2022.

Ngritje më të mëdha kishte te: transporti (13.1%); kostot e tjera (4.7%); makineritë (4.0%); materialet (1.7%); pagat (1.4%); dhe energjia (0.6%).

-Advertisement-

Ndërkaq, krahasuar TM2 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 19.8%.

Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te: transporti (35.5%); materialet (22.0%); energjia (15.6%); kostot e tjera (12.6%); makineritë (12.2%); dhe pagat (9.1%).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera