Kosovës i shtohen mbi 10 mijë punëkërkues të rinj
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 07 April 2018
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional , në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
Sipas një njoftimi të MMPS-së, Reçica gjatë këtyre vizitave takoi shumë kandidatë, të rinj dhe të reja, madje disa me studime universitare dhe pasuniversitare të përfunduara, të cilët kanë ndjekur dhe po ndjekin kurse të aftësimit në profesione të ndryshme.
“Reçica gjithashtu takoi edhe shumë të certifikuar që kishin kryer aftësim në fusha si rrobaqepësi, zdrukthuari, floktari, dizajn grafik, të cilët falë kurseve të aftësimit që kishin ndjekur paraprakisht në QAP-a, kanë arritur të gjejnë punë apo të hapin bizneset e tyre”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Nga përfaqësuesit e qendrave, ministri u njoftua se shumica e të certifikuarve, arrijnë të bëhen pjesë e tregut të punës madje dhe të punësojnë të tjerë në bizneset që ata hapin.
“Kemi zhvilluar një javë të promovimit të aftësimit profesional duke vizituar shtatë qendrat e aftësimit profesional në komunat e Republikës së Kosovës. Pata fatin të takojë të rinj dhe të reja, me aftësime dhe madje me kualifikime universitare dhe pasuniversitare, të etur për të zënë dije dhe njohuri. Takova gjithashtu të rinj dhe të reja të cilët pas trajnimeve që kanë bërë në këto qendra të aftësimit profesional kanë treguar suksese, duke hapur bizneset e tyre madje edhe duke punësuar të tjerë në këto biznese”, citohet ministri Punës.
Siç thuhet tutje në këtë komunikatë ministri u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, kandidatëve potencial dhe të papunëve që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit në komunat e Kosovës dhe të paraqiten pranë Qendrave të Aftësimit Profesional, si një mundësi për t’u aftësuar në profile të ndryshme dhe të bëhen pjesë e tregut të punës.
Në shtatë qendrat e aftësimit profesional janë gjithsejtë 60 punëtori dhe 30 profile të certifikuara.
Në periudhën shtator 2017 – mars 2018, në shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), trajnime kanë ndjekur gjithsej 3 519 kandidatë ndërkaq janë certifikuar 2 432 prej tyre.
Përgjatë të njëjtës periudhë në të gjitha Zyrat e Punësimit në nivel vendi janë regjistruar 10 433 punëkërkues të rinj. Në punësim të rregullt janë përfshirë 2 346 persona ndërkaq në masat aktive të tregut të punës janë përfshirë 1 466 persona.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...