Lajme

Kosovës i vjen një përkrahje e madhe për vizat pak para miratimit

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 18 April 2023

Grupi më i madh i deputetëve në Parlamentin Evropian i “Partive Popullore Evropiane” ka bërë me dije se si grup e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Express.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën jo vetëm që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash, por gjithashtu forcon lidhjet mes BE-së dhe Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i “EPP”-së, raporton Gazeta Express

Sot në Parlamentin Evropian pritet t’i jepet drita jeshile procesit të liberalizimit. Kosovarët nga 1 janari 2024 do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen./Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera