Kosovën sonte e pret një sfidë jashtëzakonisht e vështirë
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 26 February 2018
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të shtunën është zhvendosur nga Polonia në Lituani, më saktësisht në qytetin Klaipeda, ku më 26 shkurt do të përballet me lituanët në kuadër të Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, shkruan infokusi.
Të dielën në mëngjes Përfaqësuesja jonë e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Klaipeda dhe në mungesë të kapitenit Dardan Berisha, i cili për shkak të lëndimit të muskulit të prapmë të këmbës është dashur të largohet nga kampi i Përfaqësueses për t’u kthyer në Ceki, ku edhe do të vazhdojë rehabilitimin tek ekipi i tij Basketball Nymburk.
Berisha është lënduar në duel me Poloninë, të premten në Wloclawek, ku Kosova ka pësuar humbje me rezultat 90:62. Në këtë ndeshje është lënduar edhe alo-qendra Lis Shoshi, i cili e ka lënduar hundën. Për Shoshin ende nuk dihet nëse do të mund të paraqitet apo jo në përballje me Lituaninë.
Basketbollistët tanë të dielën do ta zhvillojnë edhe stërvitjen e pasdites, derisa të hënën në mëngjes e kanë në program edhe një stërvitje, para se në mbrëmje me fillim nga ora 18:30 të ballafaqohen me Lituaninë.
Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Lituaninë, fitore bindëse ka regjistruar kjo e fundit me shifrat 99:61. Po ashtu në kuadër të Dritares së Parë, basketbollistët tanë janë mundur nga Hungaria në Debrecen me rezultat 84:76.
Kosova është pjesë e Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” së bashku me Hungarinë, Lituaninë dhe Poloninë.
Dritarja e Tretë e kualifikimeve evropiane do të zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, ndërsa Kosova i pret në Prishtinë, së pari Hungarinë dhe më pas Poloninë. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...