Kosovë-Hungari, ja kur zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionat Botëror

Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 27 June 2018
Përfaqësuesja A e Kosovës do t’i luaj dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019” sipas orarit të paraparë, shkruan GazetaFokus.
Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë.
Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja jonë do t’i luaj me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku e ka humbur jetën basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani dhe janë lënduar tre basketbollistë të tjerë, Fisnik e Granit Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti, Kujtim Shala, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë kërkesë në FIBA për moszhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, por kjo e fundit sot me gjithë keqardhje e ka informuar FBK-në se ndeshjet duhet të zhvillohen.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar numri një i FBK-së, Arben Fetahu:
“Prej ditës së shtunë jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët më të lartë të FIBA-s duke e shikuar mundësinë për moszhvillimin e dy ndeshjeve, e që ishte kërkesa jonë e vetme, për shkak se ende jemi në gjendje shok pas gjithë asaj që na ka ndodhur dy ditë më parë. Mirëpo sot FIBA na ka informuar zyrtarisht se ndeshjet duhet të zhvillohen sipas programit të paraparë për shkak se nuk ka termine të tjera në dispozicion, sepse lëviz orari i kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Kina 2019’. Po ashtu për shkak të të drejtave televizive, kontratave me sponsorë dhe obligimeve që janë ndërmarrë, FIBA nuk ka mundur t’i shtyjë ndeshjet”.
Duhet theksuar se në të dyja ndeshjet Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që dyert të jenë të hapura (pa pagesë) dhe inkurajon të gjithë adhuruesit e sportit që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje morale të Përfaqësueses së Kosovës, e cila tani ka nevojë më shumë se kurrë për këtë lloj mbështetje. /GazetaFokus

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...
-
Talentët e rinjë nga Mleqani, do iu lëjnë pa fjalë se si këndojnë këngën “Jakup Ferri”
Dy djem të rinj, Ajan dhe Flori Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malish...
-
Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Nesër do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara...
-
Musliu kritikon iniciativën për zbritje shëndetësore për Policinë: Nuk guxojnë të trajtohen me lëmoshë, por me dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Lushaku-Sadriu thotë se LVV-ja e ka bërë shtetin për vëllazëri e jo për qytetarë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimi...
-
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vë...
-
Abdixhiku pasi Luan Dalipi e pranoi që vëllai i tij i është futur tregtisë me rrymë: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, ta provojnë fatin aty
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompa...