Sport

Kosovë-Gjermani: Jashtë Kolgeci, në dyshim Broja

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 25 March 2018

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të luajë ndaj Gjermanisë mbrëmjen e kësaj të marte në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, në kuadër te kualifikueseve për Europianin e ardhshëm.

Favoriti nuk diskutohet por suksesi ndaj Azerbajxhanit ka shtuar motivimit te formacioni vendas.

Kosova në duelin me Gjermaninë nuk do të ketë në dispozicion Brojën, Dakun e Kolgecin të lënduar, madje, ky i fundit tashmë është kthyer në skuadrën e tij pasi pësoi një frakturë ndaj Azerbajxhanit.

-Advertisement-

Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi beson se skuadra e tij do të këtë paraqitje të mirë edhe pse përballë janë Panxerat.

Përfaqësuesja e Kosovës për moshat 21 vjec, pas ndeshjes me Gjermaninë ka dy ndeshje të tjera kualifikuese, kundër Irlandës dhe Izraelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera