Kosovari që shkoi në ISIS vazhdon ta akzuzojë Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 11 May 2017
Albert Berisha, djaloshi 30 vjeçar nga Prishtina që kishte shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, e i cili më pas ishte dënuar me burg nga organet e drejtësisë në Kosovë, ka folur sot rreth pjesëmarrjes së të rinjve në luftën e Sirisë.
Por, ai ka fajësuar Qeverinë se, siç thotë ai, ua ka trasuar rrugën për atje. Ai thotë se kanë qenë ministra, partnerë ndërkombëtarë, madje edhe presidentja që kishte bërë thirrje që të përkrahet opozita në Siri, shkruan gazetametro.net.
‘Nuk është se unë po du me u ba akuzues i përhershëm i Qeverisë. Por, diçka që është faktike, është faktike. Ministri i Jashtëm, me deklarata ka ba thirrje me përkrah opozitën siriane. Partnerët tanë ndërkombëtarë kanë ba thirrje me përkrah opozitën siriane. Presidentja i ka përkrah opozitën zyrtare. Ka pas pjesëtar të ushtrisë së lirë siriane që kanë marrë trajnim në Kosovë’, ka thënë Berisha.
Berisha pretendon se kanë qenë këto deklarata që në një mënyrë kanë ndikuar që të rinjtë të shkojnë në Siri.
‘Gjithë këto, direkt ose indirekt na kanë trasu rrugën për Siri. Nuk është një motiv. Është motivi njerëzor, fetar, politik’, ka thënë kosovari që iu kishte bashkuar ISIS’it.
Mirëpo, Berisha duke fajësuar Qeverinë dhe të tjerët se kishin mbështetur në një formë opozitën siriane, nuk sqaron se ai dhe të tjerët iu kishin bashkuar grupeve terroriste në Siri, e jo opozitës siriane.
Ndërkohë, për fund ai ka dhënë një, siç e quajti ai, mesazh për të rinjtë. Ndër të tjera, ai i fton ata të bëhen të dobishëm.
‘Mesazhi për të rinjtë është: lexoni sa më shumë për islam. Bëhuni të dobishëm për veten dhe për familjet tona, dhe bënu i dobishëm për shoqëri. Mos e fajësoni islamin për gabime tona’, ka shtuar ai.
Ndryshe, Kosova kishte pasur mjaft shumë qytetarë që iu kishin bashkuar grupeve ekstremiste në Siri e Irak. Duke llogaritur mesataren për kokë banori, Kosova llogaritet ndër vendet me më së shumti qytetarë që iu bashkuan grupeve terroriste
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...