Lajme

Kosovari dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 26 January 2022

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit me inicialet K.D, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Ai është shpallur fajtor dhe dënuar me tri vite e tetë muaj burgim, të cilin dënim do ta vuajë në afat prej 15 ditësh aps plotfuqishëmërisë së këtij aktgjykimi.

Në dënimit e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021.

-Advertisement-

“Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Express

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prishtinë 26 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari K.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (2) vite e tetë (8) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021 e tutje, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera