Lajme

Kosovari bllokon autostradën në Austri, voziti në korsinë e kundërt

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 09 June 2022

Si jo rrallëherë, shumë vozitës ngatrrojnë korsinë në autostrada dhe kjo shpesh kushton me jetë.

Një kosovarë raportohet se dje në orët e para të mëngjesit hyri në korsinë e kundërt të autostradës në Austri, duke bllokuar për disa orë kalimin e autostradës, njofton albinfo.ch.

Lidhur me këtë rast, ai pritet të dënohet nga autoritete austriake për mos njohjen (ngatërrimin) e rregullave të komunikacionit.

Ngjarja ka ndodhur në Tauernautobahn, segmenti i autostradës A10 në drejtim të Salzburgut, ku për disa orë është mbyllur autostrada, informon albinfo.at.

Në raportin e policisë austriake thuhet se shoferi kosovar ishte i moshës 47-vjeç, ku po udhëtonte me gruan dhe djalin e tij.

Thuhet se ai ishte nisur nga zona e shërbimit të autostradës Golling, në autostradën Tauern në drejtim të Villach.

Mediat austriake shkruajnë se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident.

Po ashtu, analiza e konsumimit të alkoolit rezultoi negative.

Theksohet se Tauernautobahn u mbyll në drejtim të Salzburgut midis orës 2:34 të mëngjesit dhe 3:11 të mëngjesit.

Të tjera