Lajme

Kosovari bie në radar në Zvicër, shkruajnë të gjitha mediat për të

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 26 June 2017

Sërish bie në kurthin e radarit një ngasës kosovar.

I riu 21 vjeçar, siç shkruajnë media zvicerane polizeinewsticker.ch  ka shënuar një rekord të palavdishëm për Kantonin St. Gallen.

Ai ka vozitur makinën e tij 142 kilometra në orë, në Oberriet, në rrugën ku lejohej maksimalisht 50 kilometra në orë, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë së këtij kantoni, asnjëherë deri tash nuk është shënuar një tejkalim i tillë shpejtësie brenda qytetit.

-Advertisement-

Duke ngarë 92 kilometra mbi të lejuarën, kosovari ka “siguruar” kallëzimin penal në Prokurorinë përkatëse. Atij, me vendim të menjëhershëm i është ndaluar vozitja në gjithë Zvicrën dhe i është konfiskuar makina Audi S5.

Mediat shkruajnë po ashtu se 21 vjeçari, lejen e vozitjes e kishte nga Kosova dhe me të mund të voziste në Zvicër gjatë një viti. Po ashtu theksohet se makina me të cilën ishte kapur, nuk ishte e tij, përcjell albinfo.ch.

Ajo do të përdoret si garanci në rast se kosovari nuk mund të paguajë gjobën dhe shpenzimet procedurale që do t`i shqiptohen nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera