Lajme

Kosovarët vazhdojnë traditën për të pritur ndërrimin e vitit në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 31 December 2017

Kur kanë mbetur më pak se 10 orë deri tek ndërrimi i mot moteve, qytetarë të shumtë kanë dal në sheshin kryesor të kryeqytetit për të festuar. Ata kanë zgjedhur të shfrytëzojnë motin e mirë për të dal dhe për të shëtitur me familjarët e tyre.

Nga Tirana ka ardhur në Prishtinë për të festuar ndërrimin e vitit, Klaudia Duro, të cilës atmosfera e fundvitit në kryeqytetin kosovar po i pëlqen shumë.

“Unë gjendem në Prishtinë, në fakt është hera e parë që unë vijë për festa të fundvitit në Prishtinë, është një atmosferë e jashtëzakonshme, njerëzit janë shumë mikpritës dhe këtë gjë nuk e kisha ditur në fakt.

-Advertisement-

Prishtina është shumë e dashur, do ta festoj besoj në shesh këtu do jemi deri në orën 12, pastaj do të shkojmë në ndonjë lokal për ta festuar me miqtë”, tha ajo.Ndërsa, kosovarët do të vazhdojnë traditën që ndërrimin e vitit ta presin me familjarët e tyre në shtëpi.

Violeta Zatriqi, tha se ditën e dytë dhe të tretë do të dalin për të festuar në ndonjë lokal të Prishtinës.

“Sonte do ta festoj në ambientin familjar, në shoqëri dhe në shtëpi. Natën e dytë dhe të tretën do të dalim në ndonjë lokal. Sinqerisht e falënderoj dhe e përgëzoj kryetarin e komunës së Prishtinës për këtë ambient festiv në qytetin tonë, ku po kënaqemi, sidomos sot dita festive dhe po ka argëtim dhe po ka gjallëri në shesh, që do të thotë shumë mirë”, tha ajo.

Ndërsa, gjithmonë është thënë që për ndërrimin e viteve kosovarët shpenzojnë shumë, por që qytetari Fitim Abrashi ka thënë se për këtë festë kanë bërë shpenzime modeste. “Si zakonisht në shtëpi, me familje, me fëmijë, jo diçka tjetër më interesant.

Zakonisht e presim në shtëpi. Jo ndonjë shpenzim kush e di sa, shpenzime modeste sa për një familje mesatare të Kosovës”, theksoi ai.E lokale të shumta në kryeqytet kanë organizuar mbrëmje muzikore me këngëtarë të ndryshëm për të pritur ndërrimin e viteve.Përveç lokaleve private, komuna e Prishtinës nuk ka paraparë ndonjë aktivitet për të shënuar ndërrimin e viteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera