Lajme

Kosovarët të zhgënjyer me 𝕁𝕆 festën e flamurit në Shqipëri

Autori: H.Smajli 15:36 | 29 November 2022

Nuk ka nevojë as të dalësh nga shtëpia, ndërtesa apo objekti ku banon në Kosovë për të parë se është një ditë e shënuar. 28 nëntori nuk zë asnjëherë pa flamur asnjë shtëpi kosovari (siç na quajnë vëllezërit tanë). Madje festa e urimet fillojnë edhe një ditë para e nuk ndalen edhe një ditë pas përvjetorit të ngritjes së flamurit, kuq e zi, në Vlorë.

E të tilla ngjyra merr e gjithë Kosova. Përveç që zyrtarisht konsiderohet një festë shtetërore më shumë kjo zë vend në shpirtin e çdo shqiptari të Kosovës, të paktën tek ata që e shquajnë veten për të tillë. Kjo festë dhe urimet për të në raste jo të rralla zgjasin edhe gjatë tërë javës. Përveç që kjo ditë shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ditë pushimi e feste. Në dritaret e çdo biznesi e çdo shtëpie kishte një flamur, apo një shenjë kuq e zi që shënonte datën e madhe e tregonte se sot (28 nëntor) nuk do të ketë punë.

-Advertisement-

Kjo festë nisë nga secila familje. Në mundësitë e veta financiare ata mundohen që të bëjnë diçka më ndryshe që e bën dallimin e kësaj dite prej ditëve të zakonshme. Për të vazhduar me qytetin, lokalet e bizneset.

Çdo lokal në kryeqytetin e Kosovës dhe jo vetëm, gjatë gjithë ditës e më shumë në mbrëmje nuk ndal muzikën patriotike që ndër vite ka mbajtur gjallë e ka frymëzuar çdo qytetar shqiptar anembanë botës.

 Pamje nga festimet në Kosovë

Nuk mbaron me kaq. Në shkollat e kopshtet e Kosovës asnjëherë nuk mungojnë organizimet për 28 nëntor, e ngjyrat kuq e zi janë veshja e pothuajse çdo nxënësi e mësuesi në këtë ditë. Poezi, këngë, vallëzime, art kuq e zi.

Pamje nga organizimi në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti

Por si për çudi e njëjta nuk ndodhë edhe në vendin ku u ngrit flamuri. Shqipëria  marrim shembull në këtë rast, Vlora pati festën e organizuar nga Bashkia dhe nga qeveria e Shqipërisë për ceremoninë e ngritjes së flamurit ku padyshim nuk do të mungonin krerët e Kosovës. Por kjo lumturi e festë kurrsesi të futet në shpirtin e shqiptarëve të Shqipërisë, në shpirtin e shitësit në rrugë apo të fëmijës së vogël në shkollë.

Shumë shqiptarë të Kosovës ja mësynë qyteteve të Shqipërisë e sidomos atyre që mbajnë histori të bujshme në muret e rrugët e tyre të lashta, mirëpo për tu kthyer të zhgënjyer nga atmosfera atje nëse mund ta quajmë kështu.

Ndryshe nga Kosova ku çdo 10 metra (ndoshta edhe më afër) në qytet gjeje një flamur të vendosur qoftë nga komuna apo nga qytetarët në bizneset e tyre, kjo nuk bëhet edhe në Shqipëri.

Po e vazhdojmë edhe me Krujën. Me historitë që rrëfyen kosovarët që shkuan të festojnë e me ankesat që bënë në rrjetet e tyre sociale.

Ky qytet i lashtë me një histori të jashtëzakonshme, dukej gati i shuar në këtë ditë të madhe, madje edhe lokalet afër, Kalasë së Krujës, muzeut të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ishin pa muzikë, festë e flamuj. Gjithçka të jepte përshtypjen e një dite normale, madje edhe më normale se që duhej të ishte në ditë pune.

Megjithatë nuk mungonin disa flamuj në rrugët krysore e afër shtatores së Skënderbeut.

Por ç’të themi, ndoshta në nëntorin tjetër, duhet të qëndrojmë të festojmë në Kosovë, apo edhe të mblidhemi të gjithë të “pushtojmë” çdo qytet në Shqipëri me shpirtin tonë festiv dhe tu tregojmë se si festohen të tilla data të shënuara historike prej të cilave nisi epoka e lavdishme e shqiptarëve të çliruar. Datë që frymëzoi edhe Kosovën të vazhdonte luftën e të mos ndalej deri në çlirimin e tërësishëm të saj.

Megjithatë nëse themi që nuk kishte fare festë gënjejmë. Mirëpo edhe ato shumica prej tyre nëse jo të gjitha ishin të organizuara nga shteti apo komunat që në një formë të duken pakëz edhe si detyrim.

Një festë e madhe mblodhi shqiptarët në Tiranë, ku do të përformonte për ironi të fatit sërish një artiste me famë botërore e lindur në Kosovë, që po këto ditë me mburrje e krenari pranoi shtetësinë e shtetit shqiptar.  Në bazë të postimeve në rrjetet sociale, një pjesë jo e vogël e kosovarëve gjendeshin edhe në këtë organizim, ndoshta të vetmit që nuk u kthyen të zhgënjyer pasi që padyshim kanë kaluar mirë e janë ndarë të kënaqur në një koncert të Dua Lipës.

E festën në një nivel tjetër e kanë dërguar bashkatdhetarët kosovarë në Evropë e më gjerë. Festa e tyre në ditën e flamurit, pa asnjë dyshim mund të quhet e jashtëzakonshme. Për të mos e zgjatur më shumë, po ju lëmë më poshtë pamjet që ta bëni vetë vlerësimin.

Ndoshta vlen edhe të theksohet se festën e përvjetorit të pavarësisë nuk e festojnë vetëm kosovarët. Shpalljen e pavarësisë e ngritjen e flamurit e feston çdo shtet i botës./Gazeta Infokus/

Pamje nga festa e shqiptarëve në Londër 

Pamje nga festa e shqiptarëve në Bruksel

“Marigonat e Kosovës në Nju Xhersi” – Shoqata e Femrave Shqiptaro Amerikane – Marigona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera