Lajme

Kosovarët të interesuar për ‘Panairin e Punës’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 04 May 2018

Mbi 4000 vende të lira punë po prezantohen në Panairin e Punës që është hapur të premten në kryeqytet, shkruan Infokusi.com.

Në këtë panair të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po marrin pjesë 150 kompani.

Veç kompanive kosovare edhe punëdhënës nga Gjermania, Austria e Zvicra po prezantojnë vende të lira punë për kosovarët.

-Advertisement-

Panairi i Punës po cilësohet si mundësi e mirë për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora.

Panairi po mbahet në sallën “1 Tetori”, ndërsa do të qëndroj i hapur deri në orën 18:00./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera