Kosovarët po i ikin bujqësisë
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 26 April 2018
Tokë ka, por nuk punohet. Banorët e vendit më të varfër në rajon dita ditës po largohen nga bujqësia.
Prej 415 mijë e 683 hektarë tokë të shfrytëzueshme bujqësore sa ka vendi, në vitin 2016 me kultura bujqësore janë mbjellë vetëm 187 mijë e 222 hektarë tokë. Pjesën më të madhe të kësaj toke, qytetarët po e lënë livadhe e kullosa, shkruan Infokusi.com.
Në bazë të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë që ka siguruar Infokusi, prej tërë sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore, arat marrin pjesë me vetëm 45 për qind. Pjesa tjetër u përket livadheve e kullosave dhe kulturave shumëvjeçare.
“Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe i përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.6 %; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 45.0 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.1% dhe kopshtet 0.2 %”, thuhet në përgjigjet e MBPZHR.
Por, që nga viti i ardhshëm numri i qytetarëve që e punojnë tokën e merren me bujqësi pritet të rritet.
Kjo për faktin se në fund të 2018’ës, pritet të finalizohet projekti për vlerësimin e tokave me qëllim të përcaktimit të vlerës së tatimit në pronë. E nga tatimi do të lirohen vetëm ata që i punojnë tokat bujqësore, shkruan Infokusi.
Tatim për ata që nuk e punojnë tokën
Përfitime nga ky projekt do të kenë më së shumti banorët e rajonit të Prishtinës. Në bazë të regjistrimit të bujqësisë të realizuar në 2014-ën, toka më së shumti punohet në Prishtinë, pasuar nga Mitrovica dhe Peja.
Ndërsa, më së paku në Ferizaj.
“Regjioni i Prishtinës ka sipërfaqe më të madhe të tokës se punueshme –arat 49,945 ha, me pjesëmarrje prej 28% dhe po ashtu ka numër me te madh te ekonomive bujqësore (29,743 ). Pastaj radhitet regjioni i Pejës me 26,447 ha apo pjesëmarrje prej 15 % ne totalin e Tokave te punueshme – arat, dhe ka 13,840 ekonomi bujqësore.
Me numër me të vogël të hektarëve të tokës së punueshme paraqitet regjioni i Ferizajt me vetëm 14,837ha apo pjesëmarrje prej 8% dhe me numër më të vogël të ekonomive bujqësore(11,793)”, thonë në Ministrinë e Bujqësisë për Infokusin.
Rreth 150 mijë hektarë tokë me drithëra
E kulturat bujqësore që kultivohen më së shumti nga kosovarët po del të jenë drithërat, bimët farogjere, perimet e kultura të tjera. Ndërkaq, sipërfaqja e ujitur, të paktën një herë është 32 mijë e 237 hektarë.
“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (187, 222.87 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134, 570.91 ha (71.9 %); bimë foragjere me 28, 914.30 ha (15.4 %); perime (në fushë të hapur dhe në serra) me 8, 320.94 ha (4.4%); patate 3, 795.31 ha (2.0 %); bishtajore 3, 442.95 ha (1.8%); bimë industriale 388.91 ha (0.2 %); kultura të tjera 1, 122.53 ha (0.6 %) dhe tokë djerrinë 6,667.02 ha (3.6 %).”
Prej drithërave që kultivohen më së shumti në Kosovë
Nga llojet e bimëve qe me më së shumti kultivohen në Kosovë, janë gruri, misri, elbi, thekëra, tërshëra dhe drithëra të tjera kokërr, ndërsa prej bimëve foragjere kultivohen misri, sana, bari, jonxha e tërfili.
Në tokat bujqësore të vendit zënë vend edhe kulturat industriale, si luledielli, bimët aromatike dhe mjekuese.
Por, më së shumti këto toka janë të mbjella me pemë e perime. Mbi 20 lloje të ndryshme të pemëve e perimeve janë të mbjella në vend. Nga perimet dominojnë patatet e domatet, ndërsa prej pemëve më së shumti kultivohen mollët e dardhat, shkruan Infokusi.
“Perimet: Patate Domate Patëllxhan i zi Spec Kungull Kungull misiri Kërpudha Trangull Shalqi Pjepër Lakër Lulelakër Spinaq Sallatë Panxhar Rrepkë (rillkë) Majdanoz Presh (purri) Qepë Hudhër Fasule Bizele Bishtajoret tjera Karrota Perime tjera
Pemët: Molla, Dardha, Ftoni, Mushmolla, Kumbulla, Kajsia, Pjeshka, Qershia, Vishnja, Arra Lajthia, Dredhëza, Mjedra, Manaferra, Rrush për verë, Rrush tryeze, Gështenja, Boronica dhe Pemë tjera”, thuhet më tej në të dhënat e kësaj Ministrie. (Arjeta Shabani)/Infokusi/
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...