Lajme

Kosovarët ftohen të protestojnë në Stockholm më 2 shtator

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 27 August 2018

Qytetari nga Kosova Ilir Canhasi, me banim e punë në Suedi, është shumë i pakënaqur me ato që ai i quan lajme të këqija që çdo ditë i dëgjon nga Kosova e për Kosovën.

Për këtë arsye, ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka ftuar bashkëmendimtarët dhe bashkëvendësit që të protestojnë kundër atyre që ai i quan kriminelë që e kanë kapur shtetin e Kosovës.

Canhasi në shkrim ka sqaruar se protesta e thirrur nga ai do të mbahet para ndërtesës së Ambasadës së Kosovës në Stockholm e cila, ka thënë ai, qe një vit nuk ka ambasador.

-Advertisement-

Protestëthirrësi Canhasi ka theksuar se nuk i përket asnjë partie politike në diasporë dhe se e kundërshton organizimin e tillë jashtë vendit.

Protesta mbahet para ambasadës së Kosovës në Stockholm më 2 shtator 2018, në orën 12:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera