Lajme

Kosovarët ende tuten nga vaksina

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 04 August 2021

Në Prishtinë ka ende qytetarë që nuk besojnë në virusin Covid 19 dhe në vaksinat anti Covid.

Madje nuk do të vaksinohen edhe po t’i detyroi shteti me forcë.

Kështu thotë një qytetare, e cila nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet kërkesës së institucioneve për imunizim, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Jo se kam marrë. Po hezitoj se vaksina është e keqe për njerëz dhe nuk besoj në këto sene… Po besoj se njëherë për njëherë është e keqe për shëndetin tonë”, thotë K.Sh nga Prishtina, për Gazetën Infokus.

E, një qytetar tjetër thotë se do ta marrë vaksinën vetëm nëse obligohet për diçka të tillë. Përndryshe, ai beson se virusi është një propagandë.

“As se kom marr, as s’po du me marr, sen s’po m’vyn, as s’jam tu besu për virus, vetë e kanë qit… Me dëshirë se marr, po ta imponon nuk ke zgjidhje pa e marrë”, pohon Shefqet Selmanaj.

Për dallim nga këta, në qendrën e vaksinimit, sallën “1 tetori” në Prishtinë, shumë qytetarë të tjerë që po vaksinohen janë të gatshëm edhe për dozën e tretë nëse është nevoja.

Sipas tyre i tërë procesi është i lehtë dhe nuk ka pritje për t’u vaksinuar.

“Po u vaksinova, e morra dozën dytë. Gjithçka ka qenë e lehtë, gjithçka në rregull”, tregon Shpresa Bislimi, qytetare që tashmë ka përfunduar vaksinimin.

Gazeta Infokus ka raportuar se qytetarët po hezitojnë të vaksinohen pavarësisht sasisë së mjaftueshme të vaksinave në dispozicion.

Kështu, ekspertët thonë se në mungesë të imunizimit vendi rrezikohet nga një valë e re e pandemisë.

Të martën në Kosovë është regjistruar 1 rast i vdekjes dhe janë shënuar  110 persona raste të reja me Covid-19.

Deri më tani në gjithë qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës. Vetëm në ditën e martë janë vaksinuar 17.322 qytetarë kundër COVID-19./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera