Sport

Kosovare Asllani trondit kroatet

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 20 September 2017

Kombëtarja e Suedisë importoi tri pikë domethënëse nga stadiumi i Varazhdinit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Kroacinë, në kuadër të xhiros së parë të grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani realizoi gol në këtë fitore të madhe. Ai nga afërsia tundi portën e kroateve pikërisht në minutën e 90+2, ndërsa Hurtig shënoi e para në minutën e 62-të. Asllani luajti titullare e me plot sukses, por u ndëshkua edhe me karton të verdhë në pjesën e parë të lojës. Suedezet janë në grup me hungarezet, danezet e ukrainaset.  Goli i fundit, pra i Asllanit, pa dyshim se tronditi kroatet, të cilat besonin ende në barazim!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera