Sport

Kosovare Asllani shënoj hat-trick, por theu hundën

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 06 February 2021

Futbollistja kosovare, Kosovare Asllani, gjatë ditës së sotme arriti të shënoj hat-trick, në vetëm tre minuta, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen mes Real Madridit dhe Valencias, në kategorinë e femrave, Asllani arriti të shënonte tre gola në minutën e 67, 68 dhe 70.

Por, në fund sulmuesja kosovare ka thyer hundën.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur vet 31 vjeçarja, me anë të një postimi në instagram.

“E lumtur për 3 pikët dhe hattrikun e parë me klubin në fitoren 3-1 sot. Gjithashtu për fat të keq në fund theva hundën. Tani më duhet pak pushim dhe shërim”, ka shkruar Kosovarja.

Me poshtë gjeni postimin e saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera